E BUJSHME/ Afrim Qendro dhe i famshmi i Nazif Bajrami marrin 4 miliard lekë me flamur të kuq në Elbasan
Rikonstruksioni i Spitalit të Gjirokastrës nuk mund t’i jepej askujt tjetër veçse drejtorit lab Afrim Qëndro i cili po bën namin me tentakulat e tij të shtrira në Buxhetin e Shtetit.
Do pyesni ju se kush do ta hetojë oktapodin që po kap çdo tender me vlerë të kripur?!
SPAK kontrollohet nga pushteti dhe vetë Qëndro është pjesë e tij. Duke qenë se ka mbajtur disa poste publike, hë për hë nuk i intereson askujt ta lëshojë Qëndron e ta bëjë kokë turku për vjedhjen që po i bën shqiptarëve.
Drejtori i Spitalit Gjirokastër Shpëtim Novi i ka dhënë prefektit të Tiranës mbi 4 MILIARD LEKË me TVSH për rikonstruksionin e spitalit në një tender të shënuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues.
Tenderi i dhënë në shkelje të Ligjit të Prokurimeve Publike, i shtohet të shumtëve që ka përfituar Qëndro, përfshirë këtu një të fundit të denoncuar nga mediat me vlerë 600 Milion Lekë dhënë nga Veliaj. Qëndro e kishte përfituar tenderin nëpërmjet kompanisë tjetër të tij të kamufluar fisit.
Fitues në këtë tender është shpallur “ERAL Construction” dhe “Bajrami N shpk”. Kompania është në pronësi të Gramoz dhe Ervin Qëndros, të afërmve të Afrim Qëndros duke qenë se ky i fundit është në konflikt interesi për shkak të postit publik nëse merr tendera me emrin e tij në kompanitë e shumta që posedon.
Kompania tjetër është në pronësi 100% të Anduena Bajramit, bashkëshortes së ish-pronarit Nazif Bajrami. Anduena ka qenë ish-nënkryetare e Bashkisë Elbasan në kohën e Qazim Sejdinit. /joq