Dy ton kokainë janë kapur gjatë aksionit të policisë në rethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa e madhe e kokainës është gjetur në një kamion që ka tentuar të shmangë skanimin e kontejnerit në port.
Kamioni ka devijuar, duke shkuar në një magazinë private jashtë portit, ku mendohej se ishte planifikuar të kryej heqja e kokainës dhe zëvendësimi i ngarkesës me banane.
Mediat gjermane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India.
Të paktën një prej të arrestuarve, i lidhur me kokainën që do të vlente rreth 100 milionë euro, është shqiptar.