Pasi Sean Diddy Combs u arrestua për trafik të qenieve njerëzore, e gjithë vëmendja është fokusuar tek “festat e bardha” që ai mbante në pronat e tij. Këto festa u zhvilluan nga viti 1998 deri në vitin 2009 në rezidencën e tij në “East Hamptons”. Kodi i veshjes – krejt i bardhë.
Si ishin festat e Diddy-t?
Në ato festa, kishte gra gjysmë të zhveshura, gra me kostume engjëlli që shpërndanin pije për të ftuarit…
Tom Swoope, një ish-insajder i industrisë muzikore, tregoi se si dukej gjithçka.
“Kur fillonte festa “e vërtetë”, të ftuarit meshkuj dhe femra poshtëroheshin. Konsumoheshin të gjitha llojet e drogave – nga ekstazia deri te kokaina. Kishte edhe dhoma seksi, kishte edhe dhoma me kamera. Nëse do të merrnit pjesë në këto festa do të filmoheshit në të gjitha këndet e mundshme, edhe ato që nuk do ua merrte mendja kurrë. Diddy mund të shihte gjithçka në telefonin e tij, por edhe me TV-të që kishte në një dhomë në shtëpinë e tij.”
Por cilët ishin “VIP-at” që shkonin në festat e Diddyy?
Të ftuar ndër vite ishin Paris Hilton, Ashton Kutcher, Leonardo DiCaprio, Khloe Kardashian, si dhe Jennifer Lopez, e cila ishte në lidhje me reperin nga viti 1999 deri në 2001. Daily Mail raportoi se Tommy Lee, Pamela Anderson, Mariah Carey, Nick Cannon, Howard Stern, Aretha Franklin, Martha Stewart, Beyonce dhe Jay-Z gjithashtu morën pjesë në këto festa. Madje pretendojnë se ishin në dijeni për gjithçka që ndodhte. Festat nisën disi më private, organizoheshin nëpër hotele. Prokurorët pretendojnë se takimet në dhomat e hotelit ishin të dhunshme dhe shtojnë se aty kanë ndodhur shumë nga sulmet seksuale. Por avokatët e Diddy-t pretendojnë se çdo gjë që ka ndodhur ka pasur konsensusin e të dyja palëve.
14 faqe “skenari horror”
Aktakuza prej 14 faqesh akuzon Sean Combs, manjatin e muzikës i njohur si Diddy dhe Puff Daddy, për pjesëmarrje në krime të shumta, duke përfshirë zjarrvënie, ryshfet, rrëmbim dhe pengim të drejtësisë. Në qendër të akuzave janë festat e reperit që përfshinin përdorimin e drogërave të rënda dhe seksin e detyruar. Sipas dëshmitarëve, ata që abuzoheshin, i bënin serume për të marrë veten. Por “tortura” e tyre nuk mbaronte me aq! Combs kishte kasetat e tyre të seksit dhe i përdorte për t’i shantazhuar.
E para që ngriti padi ishte këngëtarja Cassie, e cila është edhe ish e dashura e tij, në dosje ajo referohet si “Viktima-1“. Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, pretendoi në padinë e saj se Combs, të cilin ajo e akuzon për abuzim, organizonte shpesh evente të tilla në hotele luksoze në të gjithë vendin. Madje dhe e urdhëronte që të derdhte “baby oil” mbi trup. Teksa e filmonte, Diddy e udhëzonte se ku t’i prekte prostitutat ndërsa ai masturbohej duke parë gjithë skenën.
Avokatët e Combs paraqitën versionin e tyre të historisë. Ata i portretizuan këto evente si takime vullnetare mes Combs dhe Venturës, të cilët i përshkruanin si “partnerë të gjatë me një marrëdhënie të trazuar dhe komplekse”. Ata argumentojnë se takimet mund të jenë tronditëse për disa, por ato nuk përfshinin sulme seksuale ose “forcë, mashtrim ose detyrim”.
“A kanë pasur të gjithë një përvojë me këtë lloj intimiteti? Jo. A është trafik njerëzor? Jo,”- tha Marc Agnifilo, avokati i Combs.
Avokati i Combs argumentoi se marrëdhëniet seksuale të përshkruara nga qeveria si kriminale ishin tërësisht konsensuale.
Shumë prova bindëse
Por duket se situata nuk është më e mira ndonjëherë për Combs, pasi prokurorët thuhet se kanë një sasi të madhe provash, nga deklaratat e dëshmitarëve deri te fotot, videot dhe mesazhet me tekst. Një nga ato raste është edhe dhuna që ai ushtroi ndaj Cassie.
Vetë Combs, i vendosur përballë provave u shpreh se sjellja e tij ishte “e pafalshme”. Madje videon e publikoi edhe në rrjetet sociale. Por justifikoi veten duke u shprehur se ishte Cassie ajo që e sulmoi e para teksa ishte duke fjetur dhe u largua nga dhoma e hotelit me rrobat e tij. Videoja e publikuar në media shfaq reperin me një peshqir rreth belit, por prokurorët kundërshtojnë pretendimin se diskutimi ishte vetëm për veshjet.
“Nëse do të kishte qenë kështu, Combs thjesht mund t’i merrte rrobat pa e tërhequr zvarrë në dhomën e hotelit.”
Përveç kësaj, ka mënyra të tjera të panumërta që një personi mund t’i marrësh rrobat dhe që nuk përfshijnë rrahje brutale dhe tërheqje zvarrë.
Adria English, e cila është gjithashtu një nga paditëset, akuzoi Combs se kërkonte seks me të ftuarit në “partitë e tij të bardha” të famshme në Hamptons dhe Miami Beach. Ajo shton se reperi i kishte dhënë edhe alkool të përzierë me ektazi.
RRËFIMI
Thalia Graves, gruaja që akuzoi P. Diddy për përdhunimin e saj në 2001, kujtoi përvojën e saj traumatike në një konferencë shtypi në Los Anxhelos. Ajo u takua me reperin kur ishte 25 vjeç. jo pretendon se Diddy dhe shefi i tij i atëhershëm i sigurisë, Joseph Sherman e kanë sulmuar seksualisht në studion e reperit në Nju Jork.
“Është një dhimbje që prek në thelbin e asaj që jeni. Unë ende ndjej turp dhe faj, nuk mund të funksionoj normalisht. Unë nuk e di se sa e vetëdijshme isha për atë që po ndodhte, nuk pranova të filmohen. Kaloj momente kur dua të jem e tërhequr. Është e vështirë për mua të largohem nga shtëpia. Kjo traumë ka ndikuar në shëndetin tim mendor,”- tha ajo.
Avokatja e saj Gloria Allred u tha gazetarëve se Diddy dhe Joseph filmuan abuzimin ndaj Thalia-s pa pëlqimin e saj dhe më pas shitën videon.
Komediania e famshme amerikane Rosie O’Donnell ndau habinë dhe tronditjen e saj në lidhje me akuzat ndaj Sean Diddy Combs dhe e krahasoi atë me grabitqarin e famshëm të dënuar seksual Harvey Weinstein. Në një video të postuar në TikTok, ajo kujtoi kohën kur ajo dhe Combs ishin fqinjë në Miami. Ajo tha se Diddy e ftoi një herë në festën e tij të famshme White, ku ajo dhe fëmijët e saj mbërritën me xhup, por iu refuzua hyrja. Më vonë, Diddy kërkoi falje dhe i mori me qira një kinema të tërë për familjen e saj. Më pas ajo e krahasoi Diddy-n me ish-producentin e Hollivudit, Harvey Weinstein, duke pyetur sesi ishte e mundur që personazhet e famshëm publikë bëjnë akte të tilla duke e ditur se janë duke u monitoruar.
Po ashtu, aktori i Hollywood Leonardo DiCaprio u filmua pas zbulimit të fotove nga festat e Diddy. Leonardo, aktualisht ndodhet në Milano ku po zhvillohet Java e Modës. Aktori është filmuar teksa po ecte nëpër rrugët e Milanos. Ai fshehu fytyrën me maskë dhe vendosi një kapele që mos të shihej. Por, DiCaprio ishte i ftuari i preferuar i Diddy në festë. Në një klip të vitit 2018, i cili u ripublikua së fundmi, Vogue e pyeti Diddy-n se kush ishte personi i parë në listën e tij të të ftuarve dhe ai u përgjigj: Leonardo DiCaprio.
Janë publikuar edhe foto nga “festat” e vitit 1998, ku aktori aktori shfaqet duke qeshur dhe duke pirë duhan. Megjithatë, një burim i afërt me DiCaprio thotë se aktori nuk ka pasur kontakte me Diddy për vite me radhë, megjithëse ka prova që të dy ishin bashkë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike më 29 korrik 2004 dhe në ditëlindjen e 50-të të Diddy.
Një burim pranë aktorit mohoi gjithçka!
“Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë. Ai ishte në disa festa në fillim të viteve 2000. Ato ishin festa të mëdha në shtëpi. Leo ishte në fillim të karrierës së tij atëherë dhe tani ai është pensionuar nga festat. Ai nuk ka lidhje me atë botë, kështu që është qesharake që të përfshihet duke u bazuar në disa foto 20-vjeçare. Ai është fokusuar në karrierën e tij dhe marrëdhënien e tij dhe as që po mendon për rastin e Diddy, me të cilin nuk ka të bëjë fare.”
TikTokers tani ka zbuluar edhe një episod të vjetër të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, në të cilin Khloe Kardashian flet për vizitën në festën e Diddy. Në episodin e vitit 2014 të ‘Secrets of a Double Life’, Kourtney Kardashian pyet Khloe se kush ishte me të atë fundjavë.
“Diddy, Quincy, Justin Bieber, French Montana?,”- e pyet Kourtney, ndërsa Khloe i përgjigjet se ajo ndoshta as nuk i njeh ata njerëz dhe më pas fillon të flasë për festën e Diddy.
“Unë hipa në aeroplan në orën 5:30 të mëngjesit. Ajo festë… Mendoj se gjysma e njerëzve atje ishin të zhveshur,“- tha Khloe.
Kur Justin Bieber filloi karrierën e tij, ai përmendi Diddy, tani të urryer dhe të arrestuar, si një nga muzikantët që kishte ndikimin më të madh tek ai. Të dy u bënë të afërt pasi u lidhën nga mentori i Justin, këngëtari Usher (Diddy ishte mentori i Usher). Ata ishin së bashku për vite të tëra, por pas arrestimit të Diddy-t, Bieber ka ndryshuar qëndrim. Një burim pranë tij tha se Bieber tani pretendon se i vjen keq që bashkëpunoi me Sean Diddy Combs. Ai shton se nuk do kishte bashkëpunuar kurrë nëse do ta kishte ditur për akuzat.
Një reagim ka ardhur edhe nga fëmijët e Diddy-t, Christian, Jessie dhe D’Lila.
“Ne kemi parë kaq shumë thashetheme që qarkullojnë për prindërit tanë, si dhe vdekjen tragjike të nënës sonë. Ne duhet të flasim për këtë. Pretendimet se nëna jonë e ka shkruar librin thjesht nuk janë të vërteta. Nuk është ajo. Ju lutemi të kuptoni se të ashtuquajturat ‘shoqe’ që flasin për nënën tonë ose familjen e saj nuk janë miq. Jeta ndryshoi pasi nëna u nda nga jeta sepse ajo ishte bota jonë. Asgjë nuk është njësoj tani që ajo iku. Dhimbja është një proces i përjetshëm dhe ne kërkojmë nga të gjithë të respektojnë dëshirën tonë për paqe për të përballuar këtë humbje. Ne jemi thellësisht të pikëlluar që bota ka krijuar një spektakël. kërkojmë të respektoni nënën tonë dhe ta vlerësoni. Të duam dhe na mungon mami.”
Kim Porter ndërroi jetë në nëntor 2018 si pasojë e një ataku kardiak. Ajo ishte me reperin për 13 vite. Po ashtu, edhe reperi ka folur me fëmijët e tij nga burgu. Një tjetër burim pranë familjes pohoi se fëmijët e Combs janë “në gjendje krize dhe shoku”.
“Është e vështirë t’i shohësh fëmijët në gjendjen në të cilën janë. Ky është babai i tyre. Por për ta ai nuk është Diddy, ai është babai i tyre. Ai ka qenë gjithmonë një baba i dashur dhe i përkushtuar,“- thotë burimi.
Përveç Christian, Quincy, Jessie dhe D’Lila, Diddy ka një djalë dhe dy vajza me stilisten Misa Hylton dhe Chance me Sarah Chapman, ndërsa më e vogla, është e bija Love, të cilën e ka sjellë në jetë me Dana Tran.