Eridion Muho, personi i arrestuar nga policia e Sarandës për akuzën e tentativës së shkatërimit me eksploziv në muajin qershor 2024 të anijes “Feliks”, do vijojë të qëndrojë në burg.
Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerjen e tij nga qelia, vendosi të mos marë në konsideratë argumentat e ngritura nga avokatët e Muhos.
Kjo për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetimeve të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambientet e Portit të Pireut në Athinë.
Sipas gazetarit Elton Qyno, anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.
Një plan të tillë kriminal, ka dashur ta verë në zbatim biznesmeni konkurent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një punëtori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar prej 30 mijë eurosh.
Por një gjë të tillë nuk e ka kryer punëtori, i cili ka njoftuar për planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dështimit të shkatërrimit të anijes në Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur të merret vetë me këtë punë, kur anija në fund të muajit Qershor ka mbëritur në portin e Sarandës.
Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij në biznes, Eridion Muho, në 24 qershor kanë tentuar të shkatërrojnë anijen “Feliks” me një sasi tritoli ende të papërcaktuar.
Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.
Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak për shpërthimin e tritolit ishte mbëritja në telefon të një mesazhi me tekst “Ëelcome to Grecee”.