
Dje, Krimi Ekonomik ushtroi kontrolle në një nga argjendaritë më të promovuar nga VIP-at shqiptarë në Tiranë. Bëhet fjalë për “Izmiri Shop” që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” dhe me disa pika të tjera nëpër Qendra Tregtare. Hetimet e Krimit Ekonomik zbuluan se të gjitha bizhuteritë që shiten në dyqan, hyjnë kontrabandë në Shqipëri. Kështu u shpall në kërkim pronari i biznesit Izmir Bengaj, 28 vjeç dhe nën hetim është e ëma, Donika Bengaj, 50 vjeç.
“Izmiri Shop” është mjaft i njohur nga qytetarët dhe jo vetëm për produktet që ofron, por edhe për shkak të promovimit nga personazhe të njohur si Hatixhe Brika dhe bashkëshorti i saj Jashar Stojku, Sara Gjordeni, Fation Kuqari dhe Niko Komani. Madje në Instagram “Izmiri Shop” numëron mbi 98 mijë ndjekës dhe promovon vazhdimisht bizhuteritë që shet.
Në faqen e Instagramit të “Izmiri Shop” është postuar një video së fundmi gjatë ditëlindjes së Hatixhe Brika, ku ka marrë si dhuratë bizhuteri me vlerë 7 mijë euro. Po ashtu, në një video të mëparshme, ajo udhëton atje së bashku me bashkëshortin me helikopter për të shkuar në dyqan. Goxha “luks” për një dyqan që shet bizhuteri ‘të lara me argjend’.
Gjithashtu edhe në finalen e “Big Brother VIP 3”, “Izmiri Shop” dhuroi bizhuteri për 4 finalistët nga finalistët e mbetur në garë.
Por, pavarësisht sekuestrimit të bizhuterive nga Krimi Ekonomik dhe hetimeve që ende po vijojnë, “Izmiri Shop” vazhdon të promovojë bizhuteritë e tyre në Instagram duke i reklamuar ato në “Story”.


