Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A.V ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.