Mjafton një rast dhe kaq provonte se personi që kishte shitur këtë porcion droge të vihej në vëzhgim të plotë, duke blerë në mënyrë të vazhdueshme droge me qëllim mësimin e emrave të tjerë të personave që kryenin këtë tregti të paligjshme.
Në shumë raste agjentët policore kanë përdorur një bisedë standarde të kërkimit për të blerë drogën, duke pohuar se: “…po kështu, për ndonjë noçkë, a keni ju…?, duke nënkuptuar se kërkonin mall për ta thithur me hundë.
Përmes kësaj taktike policia dhe prokuroria e Tiranës, ka arritur të dokumentojë dhjetëra raste të shitjes dhe shpërndarjes së drogës në Tiranë deri në Rradhimë.
Ndaj që përmes një urdhër-ekzekutimi të lëshuar nga prokurori i çështjes Ridvan Suka, policia e Tiranës, vendosi të arrestojë 27 persona, ku 9 prej tyre ndodheshin në burg pasi ishin ndaluar më parë gjatë një aksioni tjetër të zhvilluar nga policia kundër shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk është mundur të arrestohen nga policia e Tiranës.
Gjatë aksionit të zhvilluar në 14 shtator, janë arrestuar Vilson Tresa,Asllan Maqellara, Bajram Quka,Kostandinos Deliu,Albert Gjonpalaj,Erdit Ponari,Armand Hadërlli, Blerim Biba,Ilir Tufa,Hakilian Cicollari, Kevin Kolgegaj,Orges Veliaj,Marios Saliaj,Damjan Hasani,Erblin Buci dhe Ervin Duro.
Gjithçka, ka qënë e autorizuar me vendim gjykate. Droga e llojit hashash dhe kokainë, më tej ekspertohej në laboratorin e policisë Shkencore, ku çertifikohej se ishte lëndë narkotike.
Gjashtë agjentë të Policisë së Tiranës janë personat e infiltruar brenda një rrjeti të tregtimit të lëndës narkotike në Tiranë, e deri në Rradhimë, të cilët janë prezantuar si konsumatorë droge duke arritur të blenë doza të vogla tek shitësit që vepronin në disa zona të kryeqytetit dhe bregdetit jugor.
Agjentët blinin drogës duke u prezantuar me emra të koduar si “Tomi”, “Diku”, “Fire”, “Zeni”, “Visi” dhe “Bobi”, e më pas këto porcione lënde narkotike i dorëzonin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.