News24 disponon deklaratën e Dukës dorëzuar në prokuori, ku kreu i FSHF shprehet se kërkon t’i falë 7 personat të cilët e kishin kanosur për shkak të detyrës. Deklarata e Dukës është bërë më datë 12 shtator dhe është dorëzuar në prokurori. Duka i kërkon organit të akuzës që pas shfaqjes së pendesës nga autorët e kanosjes ndaj tij, ky i fundit kërkon që të falë presidentin e klubit Iliria, Nazmi Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin, Petrit Selmanin, Adolf Selmanin, Artur Selmanin dhe Redian Locin.
“Duke marrë në konsideratë shprehjen e pendesës së tyre dhe të familjarëve të tyre, dëshiroj të shpreh faljen time për shtetasit: Nazmi Isuf Selmani, Brajan Nazmi Selmani, Santiago Nazmi Selmani, Redian Haxhi Loci, Petrit Petrit Selmani, dhe shtetasit Adolf Nazmi Selmani dhe Artur Luan Selmani” shprehet Duka në deklaratën e tij.