Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani humbi jetën në moshën 44 – vjeçare.
Ai ndodhej në ambientet e hotel Rogner për një konferencë, kur pësoi një arrest kardiak.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Policisë.