Gazetarja Klodiana Lala ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ka zbuluar edhe disa nga emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë post.
Kandidatët që kanë aplikuar janë drejtues të drejtorive rajonale, pjesëtar të akademisë së policisë dhe ish-zyrtarë të policisë. Disa prej tyre janë si më poshtë:
Shemsi Prençi – Ish-zyrtar Policie
Gentian Shehaj – Akademia e Policisë
Sami Rasha – Akademia e Policisë
Ardian Çipa – Drejtor i Policisë së Gjirokastrës
Ilir Proda – Drejtor i Policisë së Elbasan
Adriatik Tafçiu – Kandidat
Skender Hita – Drejtor i Policisë së Durrës
Edmond Sulaj – Drejtor i Policisë së Shkodër
Pëllumb Seferi – Interpol
Një emër surpizë që ka paraqitur aplikimin është Shemsi Prençi, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë, por që ka qenë një kritik i qeverisë dhe ka kandiduar në primaret e PD për kryebashkiak në Kamëz.
Lala gjithashtu tha se Rrumbullaku me gjithë mangësitë që kishte, nuk ishte një drejtues i kapur nga krimi dhe se u detyrua të dorëhiqej për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare.
“Zoti Rrumbullaku, me gjithë mangësitë që mund të ketë një drejtor, kam krijuar bindjen që nuk ishte i kontrolluar nga krimi i organizuar. Mendoj se zoti Rrumbullaku ishte ndër kandidaturët e gjithëpranuara, pavarësisht se është përdorur fotoja e tij e çiftelisë. Ai bëri një dorëheqje të detyruar, për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare. Mund të ketë bërë gabime, por kishte luftë klanesh, brrylash. Ikja e zotit Rrumbullaku do të hapë një gropë të madhe dhe problematike. Një sërë zyrtarësh janë të inkriminuar” – u shpreh Lala