Gazetarja e kronikës tha gjithashtu se pritet që Sali Berishës ti komunikohen akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
“Nëse ne do t’i referohemi qëndrimeve të vazhdueshme të prokurorisë se posaçme për mjaft persona të tjerë, si persona nën hetim në dosje të tjera, ne kemi parë se qëndrimi i SPAK kryesisht dhe më së shumti është pikërisht ai që ka patur edhe në momentet fillestare të hetimit, pra, ka mbajtur të njëjtat pozita në lidhje me veprat penale. Thënë thjesht nëse ne do t’i qëndrojmë pikërisht kësaj formule që SPAK ka mbajtur, me shumë mundësi ish kryeministrit Sali Berisha, mund t’i komunikohen të njëjtat vepra penale për të cilat ai, deri në këto orë ka mbajtur statusin e personit nën hetim dhe ka patur gjithashtu edhe masë sigurie ndaj tij. Veprat penale, për të cilat ai është person nën hetim deri sot janë korrupsioni dhe pastrimi i parave, po ashtu edhe për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi”,
Megjithatë, sipas gazetares, hetimet nuk mbyllen nesër.
“Çfarëdo gjëje që të ndodhë ditën e nesërme, çfarëdolloj veprimi procedural të ndodhë ditën e nesërme, ai nuk është veprimi i fundit që ndodh me dosjen hetimore. Do duhet që brenda muajit tetor, pasi të komunikojë dhe të ndryshojë statusin nga person në hetim në të pandehur, prokuroria e posaçme të kryejë veprimet e fundit hetimore dhe më tej do të duhet që të deklarojë mbylljen e hetimeve në formë shkresore dhe t’ia dorëzojë gjyqtarit paraprak”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, do të paraqiten nesër pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tyre.
Sipas gazetares Anila Hoxha, Berisha do të njihet me akuzën në orën 12:00 ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi në orën 14:00”.
E ftuar në emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha, Anila Hoxha tha se nesër pritet që të ndryshojë edhe statusi i Sali berishës i cili deri tani ka statusin dhe cilësinë e personit nën hetim në person të pandehur.
“Prokuroria e Posaçme është në limitet e afateve kohore për mbylljen e veprimeve hetimore. Rregulli e parashikon që nesër të parashtrohet kërkesa për t’u pyetur në lidhje me gjetjen e deritanishme të grupit te hetimit për dosjen Partizani. Nesër mbasi te ezaurohet marrja në pyetje edhe ballafaqimi me faktet pritet gjithashtu që statusi i ish kryeministrit të ndryshojë nga një person nën hetim të jetë me statusin një personi të pandehur. Rregulli e do gjithashtu që të komunikohet akuza dhe në formë shkresore, pra jo vetëm verbalisht, atij dhe avokatit të tij mbrojtës. Vetëm në këtë mënyrë konsiderohet akuzë zyrtare dhe e kundërshtueshme, por gjithashtu që e çon Sali Berishën në pozitën për të përgatitur dhe mbrojtjen e tij dhe lëvizjet që ai do të ketë në vazhdim”, tha Anila Hoxha për Fiori Dardhën në Breaking.