Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë mandate më shumë se në vitin 1997.
Parashikimin e ka bërë sot kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS teksa po vijon prezantimin e platformës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në këtë mbledhje Rama paralajmëroi gjithashtu se çdo deputet socialist që ka më shume se një mandat në parlament (bashkë me të) do të jenë në pjesën e hapur të listave të ardhshme.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, PD ka marrë 25 vende në parlament.