Në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar senaca për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili akuzohet për vasjen e babait të tij Enver Balla dhe bashkëpunërorit të tij, Edison Brahaj.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Esmerald Ballës dhe shokun e tij Edison Brahajt. 30-vjeçari është shfaqur me kokën ulur para trupës gjykuese, ku akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin.
ESMERALD BALLA
Edison Brahaj, shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash. Brahaj ka pranuar se ka qënë ai që e ka ndihmuar Esmerald Ballën për të hedhur në pus trupin e të atit, duke implikuar kështu edhe veten në krimin që tronditi vendin. Madje për ndihmën që i kishte dhënë mikut të tij, ishte “shpërblyer” me shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra.
Ngjarja e rëndë në Shënavlash u zbulua pak ditë më parë. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 30-vjeçari Esmerald Balla ka thënë se vrasja e babait ka qenë aksidentale, pasi sipas tij viktima i kishte drejtuar armën i pari. I riu pranon se konflikti me të atin ka nisur pasi kanë munguar një pjesë e parave që familja kishte si kursime në kasafortë, një shumë prej rreth 75 mijë eurosh, që do të përdoreshin për ndërtimin e një banese. Pas ngjarjes, Esmerald Balla inskenoi zhdukjen e të atit, duke thënë se ai ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur. Sherri kulmoi në 13 Gusht në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, ku 30-vjeçari e qëlloi babanë me pistoletë të cilën më pas e hodhi në një kanal.