Një shtetas shqiptar, i cili prej vitesh jetonte në provincën e Brescias, u vu në pranga nga Policia atje pasi po transportonte 1.6 kg kokainë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur,fillimisht u ndalua nga një patrullë pranë qendrës tregtare Twenty gjatë një aktiviteti të zakonshëm kontrolli.
Pas një kontrolli të shpejtë të pjesës së brendshme të makinës, Policia kuptoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një dredhi kjo që përdoret shpesh për të ngatërruar nuhatjen e qenvë që gjurmojnë drogën.
Duke kontrolluar ndarjen e bagazhit, Policia gjeti një objekt metalik të fshehur nën tapicerinë e makinës.
Ky çelës aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses në një pjesë të makinës ku shqiptari kishte fshehur 1.6 kg kokainë.