Në dojen e SPAK të siguruar nga mediat mes bisedave dhe takimeve pas vrasjes së trefishtë në Bradashesh, lëvizja e radhës e Franc Çopjat do të ishte pjesëmarrja në varrimin e Endrit Alibeajt. Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Endrit Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit. Në formë ngushëllimi, Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro.
Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…” (Endrit dashuria ime).
“…qante ajo nusja atij… Endrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.
Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.
Franci i shkruan se: “…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.
Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.
Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.
“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.
Personi tjetër ia kthen duke i shkruar: “…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”. /Korrieri