Pas masakrës së Bradasheshit, teksa hetimet vijonin, Erion Alibeaj filloji lëvizjet për të gjetur ekzekutorët e vëllait të tij, Endrit.
Alibeaj është takuar edhe Nuredin Dumanin, ku i ka kërkuar llogari për të vëllain Dashnorin, i cili po ashtu rezulton i përfshirë në masakrën e Bradsheshit. Por ndryshe nga dëshmia në SPAK, para Alibeajt, Dumani e mbron të vëllanë, duke i siguruar se nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të. Erion Alibeaj kërkoi takimin me Nuredin Dumanin për të konfirmuar informacionet që kishte marrë për ngjarjen dhe rezultoi se të gjitha ishin të sakta.
Dëshmia e Erion Alibeajt:
Dua të jap shpjegime për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Në takimin e parë që unë kam bërë me Nuredin Dumanin, takimin e kemi bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku unë kam apartament (në atë kohë jetonin me qera djemtë e dajës tim Andi dhe Aurel Zylyfi). Siç kam dhënë shpjegime edhe më parë, në fillim të bisedimeve që fillova të flas për të githa ngjarjet që i kanë ndodhur familjes time që Nuredini kishte dijeni për secilën ngjarje unë kisha mbledhur shumë informacione përpara se të flisja me Nuredinin. Bisedat me Nuredinin më kanë shërbyer për të rikonfirmuar ato që unë dija. Një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi, në atentatin ndaj Endritit ishte dhe vëllai i Nuredinit, Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, siç e kam deklaruar më përpara që Dashnori ka qenë një nga ekzekutrorët. Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë duke e akuzuar drejtpërdrejt që “Dashnori, vëllai yt ka qenë ekzekutor në ngjarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, edhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri. Nuredini nuk e pranoi këtë që i thashë, por më shpjegoi që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira. Gjithashtu, Nuredinit i thashë se në atentatin ndaj familjarëve të mi kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia (për këta kish mbledhur informacione para takimit me Nuredinin kam dhënë shpjegime më përpara). Pas rreth 2 orë e gjysmë diskutim krijova një mendim për Nuredinin që më korrenspondonteme të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini mësova nga ai edhe për persona të tjerë që unë nuk kisha pasur dijeni.
Ndërkohë edhe në dëshminë e tij, bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, rrëfeu se vëllai i tij ka qenë natën e vrasjes por nuk ka qëlluar. Ai deklaroi se Dashi i kishte treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. /Korrieri