Erion Alibej e mori përsipër edhe vdekjen vetëm për të takuar Suel Çelën, i cili pretendonte se kishte marrë vesh emrat e personave që i kishin vrarë vëllanë (Endritin), xhaxhanë Arben Dylgjerin dhe mikun turk. Sipas rrëfimit të tij para hetuesëve të SPAK, Erion Alibej tregon takimin me Suel Çelën dhe një episod ku ky i fundit madje përlotet teksa sheh mikun e fëmijërisë që vuan për vrasjen e të vëllait.
Në rrëfimin e tij, Alibej përmend edhe një person me emrin “Xhoni” (identiteti i plotë i të cilit nuk dihet) që përflitej se mund të kishte kryer vrasjen. Këtë person Alibej e kishte plagosur, por nuk ka asnjë detaj tjetër për të veç faktit që ‘punonte’ për Suel Çelën.
Megjithatë ky i fundit i premtonte se po të ishte Xhoni autori i masakrës, do të ishte i pari që do e dorëzonte në duart e Erion Alibejt.
PJESË NGA RRËFIMI I ERION ALIBEJ:
Në bisedë e sipër pastaj, po e shikoja, po flitshim, po diskutonim, i thashë ‘E di që flet e gjithë Shqipëria për ty? E kam marrë mundimin të vi se du të të shoh në sy, edhe sikur jeta ime të përfundoj këtu, të paktën të vdes njëherë e mirë, mos të vdes nga pak’. Filloi në atë moment iu mbushën sytë me lot, më kapi qafën dhe më tha ‘unë të kam si Marion.
Nuk ka pse unë të arrij deri në këtë pikë, aq më tepër me Endritin, Endriti nuk më ka bërë asnjë gja. Në lidhje me Xhonin, Xhonit i gjujte ti, si gjujti Endriti. Nuk shkon kjo që unë ti gju Endritit prej Xhonit, se plagose ti Xhonin. Nuk shkon..Xhoni nqs do të arrinte ta bante Xhoni këtë që i ndodhi Endritit nuk do ta bënte kurrë pa mbështetjen time. Xhoni nuk gjen dot një armë, jo më të bëjë masakër. Ajo ishte një masakër nuk ishte vrasje. Nëse ty të del Xhoni, ore një fakt, du ta dish që jam unë mbrapa dhe unë do ta bi kokën e Xhonit në tepsi.
Këto kanë qenë fjalët e atij. Kam nejt goxha aty dhe pastaj jam larg. Më ka dërgu sërish aty ku më mori ky djali. Më tha mu ‘mke në mbështetje, më ke në krah, po mundohem, jam mundu dhe po mundohem me shpirt që të të jap gjana të faktume, thjesht jo vetëm fjalë por po ta them që e ke nga ata, s’ka asnjë tjetër që ta ka bërë këtë pjesë.
Nejta dhe pak aty siç thashë dhe u ngrejta dhe ika. Të gjitha këto i shpjegova për t’ua bërë të qartë ju se pas atentatit të Endritit janë Talo Çela, Altin Ndoci, Mikael Qosja, financuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Dhe po këta persona janë të njëjtët që kanë financuar dhe realizuar atentatin ndaj vëllezërve Baho, në të cilën Kevin Baho ndërroi jetë, Sandër Baho u plagos rëndë dhe aktualisht është i paralizuar, si dhe atentati ndaj djalit të dajës tim Andi Zylyfi, i cili ka ndërruar jetë.