Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç.
Mediat kanë publikuar dosjen hetimore të prokurorisë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku gjenden edhe dëshmitë e familjarëve pak minuta pas atentatit si edhe zbulimet e prokurorisë që çuan tek organizatori i dyshuar. Motra e Endritit, Aukleda Isa Spahiu dhe daja i tij, Qani Petrit Alibeja ka deklaruar se nipini i tij kishte ardhur në Shqipëri në datat 23-24 dhjetor pasi ishte një prej të fuarëve në dasmën që do të zhvillonte. Në dëshminë e tij ai deklaron se edhe kunati i tij Arben Dylgjeri, kishte ardhur në datën 26 dhjetor nga Anglia po për të njëjtën arsye.
Në dëshminë tij thuhet se mbrëmjen që ndodhi vrasja e trefishtë, Endrit Alibej ka qenë bashkë me familjen dhe turkun Durunay për një darkë tek dajet e tij në fshatin Përparim të Peqinit. Bashkë me ta ishin edhe motra e Endritit, nëna, bashkëshortja e tij, një shtetase rumune, bashkëshortja e Erion Alibejt, Arben Dylgjeri dhe të tjerë.
Ata kanë dalë rreth orës 20:30 nga shtëpia e dajave duke hipur në tre makina. Bashkëshortja e Endrit Alibejt, një shtetase rumune, fillimisht kishte hipur tek makina “Land Rover”, por pas një sherri momental me të ka zbritur duke hipur tek njëra prej dy makinave të tjera, me thë cilat po udhëtonin familjarët. Sipas prokurorisë, në makinën e parë tip “Land Rover” mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Durunay. Pas tyre, në një largësi prej disa kilometrash ndodhej makina ku udhtëtonte nëna e Alibejt, dhe pas saj një tjetër makinë, ku udhëtonte motra. Daja i tij sqaron se nuk e di kush ka qenë tijetër në djeni për kthimin e tyre në Shqipëri, pasi në dasmë të ftuar ishin 150 veta.
Motra e Endrit Alibejt thekson se pasi ishin nisur nga fshati Përparim janë parakaluar nga një makinë me shpejtësi duke mos dhënë detaje të tjera. Sheh se makina e tij kishte ndaluar në anë të rrugës tek rrethrrotullimi i Metalurgjisë, por nuk ndalon. Ajo merr në telefon të bijën duke i thënë “shiko pse ka ndaluar makina e çunit”. Siç ka deklaruar para prokurorëve, në momentin që vjen në vendin ku ndodhej makina, motra e tij fillimisht mendon se bëhej fjalë për një aksident. Menjëherë, motra e Alibejt telefonon dajen dhe i thotë se Endriti ka bërë aksident dhe se duhej të vinte aty. Pasi i kanë gjetur të vrarë, motra e të ndjerit ka telefonuar dajën tjetër, Hysni Zylyfin: O daje hajde se i kanë vra të tre!
Ndërkohë vëllai i Endritit, Erion Alibej deklaron se nuk ka djeni për autorët e ngjarjes, por deklaron se Çopjave u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë.
Dëshmia: Endriti vëllezërit Çopja i kishte ndikuar shumë dhe ata ishin fuqizuar shumë. Vëllezërit kishin kohë që i rrinin ftohtë atij dhe Endririt por pa u dhënë arsye. Erioni sqaron se një vit e gjysme para vëllezërve u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë, ngjarje e pazbardhur. Sipas Erionit, vëllezërit e kanë mësuar kush ua ka vjedhur kokainë. Pas kësaj ngjarje, Erion Alibeaj është kthyer nga Anglia dhe ka ardhur në Shqipëri.
Por asnjëri nga të afërmit nuk e ka fiksuar mjetin që i parakaloji, nga i cili dyshohet të jetë kryer vrasja e trefishtë. Sipas dëshmive të familjarëve pas 20 metrash pasi janë nisur një makinë gri më e ulët se ajo që udhëtonin, i ka parakaluar me shpejtësi. /Korrieri