Teksa prej shumë kohësh ndodhet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me akuzat ndaj tij për çështjen e inceneratorëve, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur duke pushuar buzë liqenit në Mendrisio të Zvicrës.
Në foton e publikuar nga gazetri Adriatik Doçi, Ahmetaj shihet me syze, duke biseduar ‘kokë më kokë’ me një person tjetër.
ARBEN AHMETAJ
Nuk dihet kush është personi që e shoqëron, por herën e fundit që ish-zv/kryeministri u shfaq në emisionin “Çim Peka Live”, paralajmëroji se do të rikthehet për një intervistë të tretë.