![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1724403397xcapturarlisjpg-930.webp)
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 18-vjeçarit Arlis Troplinit nga Durrësi.
Policia bëri me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka rënë në kanal.
Pasi është transportuar në spital, ai nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën. 18-vjeçari ishte djali i një prej emrave të njohur të biznesit në Durrës, Fatos Troplinit.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1724403516xcapturarlisssjpg-676-556x450.jpg)