Prokuroria e Durrësit do të hetojë pasurinë e Gjovana Sokolaj adminiatratores së kompanisë Sokolaj shpk e cila eksportoi drejt Tajlandës 102 kontejnerë me mbetje të kompanisë Kurum të cilat do të kthehen mbrapsht për shkak se Tajlanda dyshon se janë toksike.
Nga verifikimi paraprak janë ngritur dyshime për pastrim të produkteve të veprës penale pasi kompania Sokolaj shpk pasi I bleu ngarkesat të Kurum përkatësisht ne tetor dhe nentor 2023 me një vlerë prej 41 mijë euro ja ka shitur subjektit GSS Mineral DOO me seli në Kroaci me një vlerë 141 mijë euro disa herë më të lartë.
Ky subjekt rezulton sipas verefikimeve se është në pronësi të Gjon Sokolaj dhe administrohet nga Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj.
Per Gjon Sokolaj, Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj ngrihen dyshime krahas të tjerave edhe për veprën penale “fshehje e të adhurave”.
Për këtë shkak prokurorët pritet të hetojnë pasurinë e ktë tre personave që zotërojnë kompaninë në Kroaci. Ndërkohë që po shihen dhe kompanitë e tjera që ata mund të zoterojnë dhe transaksinet që kanë kryer.