Sulmohet me armë zjarri policia e Shkodrës, gjatë një aksioni për kontrollin e territorit.
Policia vendore kishte marrë informacion për një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe dhe një grup efektivësh ishte nisur për ta asgjësuar.
Kur janë afruar një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre por për fat të mire nuk raportohet të ketë të plagosur në radhët e policisë.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur me urgjencë forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër.