DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?
Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe njëdyzinë me përmbarues privatë.
Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.
Të pyetur nga mediat për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen tërezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”.
Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”.
E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.
“Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhëtërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta tëpublikuar në media tregojnë se ajo ka shitur “kredi të këqija” nëmënyrë të dyshimtë tek “MCA”.
Këtyre veprimeve të dyshimta u shtohen edhe denoncime, kryesisht në rrjete sociale, për aplikimin nga ana e saj të kredive me interesa shumë të larta, deri në800 përqind.
Pronare e “Final”
Shoqëria e mikrokreditit, “Final”, e vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës në korrik të vitit 2024, ështëkrijuar në vitin 2008. Gjatë viteve, pronësinë e saj e kanëpasur emra që dikur kanë qenë tejet publikë apo edhe tëtjerë biznesmenë të njohur.
Në periudhën 2016-2018, një ndër 4 aksionerët e “Final” ka qenë grupi “Balfin” i biznesmenit Samir Mane.
Në 17 Prill 2018, ortakët ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë së mikrokreditit “Iute Albania”, për njëshifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” ishte e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.
Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet tëgjithë aksionet e “Final”, Arben Maksutit, një i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive. Shuma në kontratë është 100 milionë lekë të reja.
Pra, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja.
Një pazar që nuk duket aspak i mirë, aq më tepër për një kompani si “Iute” që duhet të ketë treguar efikasitet në treg, përsa kohë portofoli i saj financiar llogarit miliona e miliona euro.
Bashkëpunimi Iute- MCA
Ndërkohë që merrej me transaksionin e “Final”, shoqëria “Iute Albania” vijonte aktivitetin e saj primar, atë tëdhënies sëkredive të shpejta. Duket se, gjatë këtij aktiviteti, “Iute” kishte krijuar një portofol kredish tëkëqija.
Në një dokument të publikuar së fundmi në media, shihet njëkontratë mes “Iute Albania” dhe “MCA”. Nëbazë të këtij dokumenti, “Iute Albania” cedon nga kreditëe këqija që kishte mbledhur në një vlerë totale rreth 500 mijë euro dhe këtëportofol ia shet kompanisë sëmikrokreditit, “MCA”, për vetëm 72 mijë euro.
Kontrata mes “Iute Albania” dhe “MCA” është e shoqëruar me listën e rrethj 400 “kreditorëve të këqinj” të Iute, të cilët nga ai moment do të përballeshin me “morsën” e “MCA”-së.
Transaksioni mes dy shoqërive të mikrokreditit është i dyshimtëdhe duket se ka kaluar në heshtje ose symbylltasi nga Banka e Shqipërisë.
Për të kuptuar më mirë, duhen parë kuadri ligjor dhe sqarimet qëka dhënë publikisht Banka e Shqipërisë për çështjen e “blerjes sëkredive të këqija” dhe aktorët qëduhet të përfshiheshin në këtë proces.
Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë konstatoi se një portofol shumë i madh “kredish të këqija”, të mbledhura ndër vite nëbankat e nivelit të dytë, rrezikonte seriozisht veprimtarinëbankare dhe, rrjedhimisht, edhe ekuilibrat makro-ekonomikë të vendit.
Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisëmiratuan “Planin Kombëtar për reduktimin e kredive me probleme”.
Bazuar në këtë Plan, Banka e Shqipërisë miratoi në vitin 2016 ndryshimet në një rregullore të mëhershme “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”.
Në bazë të ndryshimeve në Rregullore, tashmëinstitucioneve financiare të mikrokreditit u lejohen që tëblinin kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë dhe, në këtë mënyrë, i lironin ato nga barra e rëndëadministrative dhe gjyqësore.
Një sqarim të detajuar për mënyrën e funksionimit dhe “blerjes së kredive të këqija” ka dhënë Banka e Shqipërisë në 8 Maj 2024, pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive, e cila u shoqërua më pas me arrestimine disa personave.
“Niveli i kredive me probleme në atë kohë ishte tepër i lartë, duke e kaluar vlerën 25% të kredisë totale. Ky nivel, në kushtet edhe të kulmimit të pasojave të krizës financiare në Greqi dhe efekteve të saj në sistemin financiar shqiptar, përbënte një skenar tejet të rrezikshëm që mund të thellohej më tej, duke cenuar drejtpërdrejt parametrat kryesorë të shëndetit bankar dhe duke u kthyer në një kërcënim serioz të kursimeve të qytetarëve të depozituara pranë bankave të nivelit të dytë”, thotë ndër të tjera Banka e Shqipërisë në atësqarim.
Pra, në çdo rast, qëllimi kryesor dhe i vetëm i Bankës sëShqipërisë ishte lejimi i institucioneve të mikrokreditit të blinin kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë për t’i dhënëfrymëmarrje sistemit bankar.
Askund nuk thuhej që shoqëritë e mikrokreditit t’i shisnin njëra-tjetrës kredi të këqija, siç ndodhi në vitin 2021 mes “Iute Albania” dhe “MCA”.
Por, mesa duket, ky boshllëk legjislativ u ka dhënëmundësi dy kompanive institucioneve financiare jo-bankare që të kryejnëtransaksion mes tyre, nën dyshimet për shkelje të ligjshmërisë.
Historia problematike e Iute në Kosovë
Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.
“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janëedhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.
Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.
Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit.
Iute Credit dhe “Monego” kishin paraqitur në planin e biznesit norma efektive interesit, respektivisht 34 dhe 26 për qind. Por, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore tëKosovës, ato kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.
Pas vendimit të Bankës së Kosovës, “Iute Credit” e dërgoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare tëArbitrazhit.
Në nëntor të vitit 2022, Banka e Kosovës njoftoi se e kishte fituar çështjen në Arbitrazh.
Për këtë vendim reagoi në atë kohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti deklaroi se “Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhën poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.
Historia problematike e Iute në Kosovë
Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.
“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janëedhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.
Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.
Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit. /boldnews
DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova? DOSJA/ Iute Credit Albania në skandalin e mikrokredive , pse Gent Sejko nuk i heq licencën si Kosova?