GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, në lidhje me dosjen “asgjë nuk harrohet” ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ‘rrëmbim personi”
Dervishaj në gjyq ka treguar si është marrë nga banesa e tij në Dubai për tu sjellë më pas në Shqipëri.
“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. Më kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk më lejuan të flas me avokatin. Aty më kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe arrestimi është bërë në Rinas“.