![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/08/640-0-1723538033x1723537116xwhatsapp-image-2024-08-13-at-101621-am-948-149.jpeg)
Njësoj si një vit më parë, kur u fotografuan duke shëtitur së bashku në një jaht, edhe këtë vit, Ervin Salianji dhe Grida Duma janë fotografuar në aeroportin e Frankfurtit.
Mediat kanë publikuar fotot e realizuara mbrëmjen e kaluar, ku Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar.
![Foto/Edhe këtë vit, Grida Duma dhe Ervin Salianji janë](https://cdnimpuls.com/the-living-media.com/media3/-640-0-1723538086x1723537117xwhatsapp-image-2024-08-13-at-101448-am-391-292.jpeg)
Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike.
Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.
Në tavolinat mediatike përflitet për një histori rozë e cila që ka nisur nga tavolinat e parlamentit dhe vijon ende, kur I shohim të dy duke u kthyer nga pushimet.
![Foto/Edhe këtë vit, Grida Duma dhe Ervin Salianji janë](https://cdnimpuls.com/the-living-media.com/media3/-640-0-1723538060x900-0-1723537117xwhatsapp-image-2024-08-13-at-101238-am-850-398.jpeg)