![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/08/640-0-ambulanca-2-1-sd-1718784532.jpg)
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca e katit të 5-të.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”. Shtetasi K. Th., 50 vjeç, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.
‘Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.’- njofton policia.