Motrat Antonela dhe Mariela Berisha përveçse e kanë dhunuar Klea Prengën duket se i kanë lënë dhe një mesazh që ajo ta kuptojë se nuk kush i ka ardhur kjo gjë. Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga në Instagram lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Anronela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.
MESAZHI
Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.