Zalli i Rrapunit, përroi që buron nga Shebenika është duke “vdekur” për pikën e ujit.
Alarmin për thatësirën e këtij lumi, që dikur ka qenë i mbushur plot, e jep vetë drejtori i zonave të mbrojtura në Librazhd, Fatmir Brazhda, duke sjellë foto të ditës së sotme.
Reagimi i drejtorit të zonave të mbrojtura në Librazhd:
“Zalli i Rrapunit në kuotën e tij më të ulët të prurjeve ujore. Shkaqet kryesore lidhen me ndryshimet klimatike, kur gjatë dimrit nuk pati mjaftueshëm reshje dëbore dhe ngrica dhe si pasojë kanë shteruat burimet ujore dhe akumulimet e brendshme nëntokësore!
Temperaturat e larta pothuajse po rriten çdo vit nga 1-2 gradë celsius, duke ndryshuar krejtësisht klimën dhe sjelljen e bimëve apo dhe të botës shtazore.
E ardhmja është zymtë, lufta më e madhe do jetë lufta për UJË, për vetë faktin se ndryshimet klimatike po ç’orientojnë të gjithë ekulibrat ekologjik”, shkruan zyrtari i bashkisë.
Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka komentuar duke pohuar se mungesa e ujit te ky lum që buron nga Shebeniku është për shkak të ndërtimit aty të hidrocentralit.
Sipas Rirës, HEC-i merr gjithë ujin e këtij lumi duke e lënë në thatësire.