Leonard Duka u ekstradua dje nga Belgjika, duke shënuar kështu një arritje në luftën kundër krimit të organizuar. I riu, do të përballet me drejtësinë për disa vepra penale, të gjitha të lidhura me trafik droge, vrasje dhe planifikim atentatesh. Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ai bënte. Por në vend që të zgjidhte që të jetonte i “heshtur” dhe larg syrit të mediave për të mos u ekspozuar, Duka veproi ndryshe. Në media u përfol prej kohësh me historinë e dashurisë që kishte me modelen Trejsi Sejdini. Madje emri i saj edhe në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen hetimore të SPAK-ut përmenden disa para që Trejsi Sejdini ka marrë nga Leonard Duka, nëpërmjet mikut të saj, konkresisht, Duka i dërgon Sejdinit 500 dollarë, që i tërheq më pas miku i saj Klevin Halili.
Pas hetimeve të SPAK-ut, Trejsi Sejdinit i është sekuestruar një automjet, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.
Por edhe Trejsi ka folur publikisht disa herë për të dashurin e saj! Në vitin 2020, kur emri i Dukës lakohej në çdo media për përplasjen me armikun e tij të përbetuar Ervis Martinaj, Trejsi adresoi ‘zërat’ teksa ishte e ftuar në emisionin “Glamour”. Ajo tregoi gjithçka, duke mohuar lidhjen e saj me bandat dhe me gjërat e paligjshme.
“Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme të pahijshme të vërteta ose jo. Realisht më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situate të tilla. Gjithashtu dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e Instagramit që nxjerr story dhe shaj mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Trejsi është miss Albania 2018. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Ëikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethën sekssimbol, model, miss Universe Albania, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me bandë,”- është shprehur Trejsi Sejdini në emisionin “Glamour”.
Po atë vit, çifti njoftoi ndarjen dhe Trejsi foli sërish për të. E ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ajo u vu në sfidë duke iu kërkuar që të tregonte arsyen e vërtetë të ndarjes. Vënë përballë dënimit, modelja Sejdini tha se ndarja nuk kishte ardhur për shkak të problemeve të tij me ligjin, por për arsye personale mes çiftit.
PJESË NGA EMISIONI:
Stresi: A ishin problemet e tij me ligjin që të detyruan ta merrje këtë vendim? Pse u ndave?
Trejsi Sejdini: Unë, një sqarim për të gjithë njerëzit, nuk kam për çfarë ta ha unë tortën, Jam ndarë për shkaqe shumë personale përpara se të kishte probleme me ligjin.
Megjithatë përgjimet e SPAK treguan të kundërtën, pasi modelja kishte ende komunikim me Dukën.
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze dhe ka marrë nofkën “Gangsterja e Elbasanit” pasi është përfshirë në shumë përplasje fizike në adoleshencë, pamje të cilat vazhdojnë të jenë virale edhe sot. Tani, prej kohësh, ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndjekur ëndrrën e modelingut, shumë larg lajmeve për historitë e saj rozë me të cilat pushtonte mediat në të shkuarën