Maklen Mici , “truri financiar” i klanit Çopja ? SPAK e kërkon, transferoi miliona euro nga exchange pranë BSH
Maklen Mici, dyshohet se ishte truri financiar dhe pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vellëzërit Franc Copja e Hajdar Copja Bako, i njohur si Dari i Elbasanit.
Ndaj Micit është firmosur urdhër arrest me kërkesë të SPAK, pasi janë siguruar të dhëna që ka trasferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë miliona euro të klanit kriminal.
Burime pranë SPAK bënë me dije se një pjesë e parave janë investuar në ndërtim.
Vëllezërit Franc e Hajdar Copja, i pari i ekstraduar në Belgjikë dhe i dyti në Dubai, akuzohen se kanë urdhëruar dhe financuar 6 vrasje familjarë të kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej i njohur si Krymi, si dhe kanë planifikuar dhjetëra atentate të tjera.
Përplasja mes Copjave dhe Alibejve, nisi për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e kokainës.
Klani Copja dyshohet se zotëron pasuri miliona euro, një pjesë e të cilave janë sekuestruar.
Ndërsa gjatë aksionit të SPAK, u sekuestrua 1 milionë euro cash.
Goditja e këtij grupi me bazë kryesore në Dubai vitet e fundit, erdhi pas zbërthimeve të komunikimeve në SKY ECC, por edhe dëshmive të të penduarit Nuredin Dumani.
Klani Copja rezulton të ketë qenë i implikuar edhe ne megagrabitjen e ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. /VNA.al