SPAK po kryen një tjetër aksion disa qytete të vendit, ku mësohet se deri më tani janë firmosur 6 masa sigurie. Ende nuk duhet se kush janë personat e përfshirë, teksa priten nga momenti në moment të tjera detaje.
Anila Hoxha tha për “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News se hetimi ka të bëjë me trafik ndërkombëtar armësh dhe se është bllokuar një arsenal municionesh.
Operacioni është në aksion e sipër, teksa policia dhe Prokuoria e Posaçme nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar.
Vetë një ditë më parë SPAK ka zbardhur 6 ngjarje kriminale dhe lëshuan mbi 30 urdhërarreste, ku dolën në pah sërish personazhe të njohura të botës së krimit.