Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh, ku një i riu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me motrën e tij. Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar, i cili pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të motrës së tij.
Më pas, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të,”- njoftoi Policia.
Pas denoncimit të bërë, të dy, motër e vëlla do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse e reja është abuzuar apo jo seksualisht nga i vëllai. Madje, 33-vjeçarja ka edhe një fëmijë dhe ka pretenduar përpara efektivëve të Policisë së Shtetit se babai është i të vëllait. Ndaj përveç analizave për të provuar nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, do të bëhet edhe një test ADN-je për fëmijën e mitur.