Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga Zvicra ku qëndron në arrati pasi ka kërkuar azil politik.
Intervista do të zhvillohet gazetarin Çim Peka në Syri Tv ditën e hënë 29 korrik.
Sakaq, televizioni Syri ka publikuar një insert të intervistës së regjistruar, ku Ahmetaj thotë se e kanë kërcënuar nëse flet.
“Më thanë do shkosh në të s’ëmës, do t’i lëmë fëmijët jetimë, do të fusim në burg gruan dhe ish-gruan nëse ti flet. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj në insertin e publikuar nga televizioni Syri.
Po në këtë televizion, Arben Ahmetaj dha një intervistë dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lidhje me krimin e organizuar duke përmendur edhe Ergys Agasin si personin që bën koordinimin e “punëve”. Ahmetaj foli edhe për pastrimin e parave në vend. Mbetet per t’u parë nëse të njëjtat akuza do t’i rikonfirmojë para kamerave.
Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë.