Banorët e Krujës ashtu si dhe kishin njoftuar janë ngritur nëprotestë. Tubimi po zhvillohet ish-rrethrrotullimi i Thumanës. Banorët po protestojnë për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti.
Protestuesit kanë bllokuar njëri krah të rrugës së re, teksa janë ankuar se kanë mbetur të izoluar për shkak se kjo autostradë nuk ka hyrje-daje drejt fshatrave të tyre. Qytetarët janë përpasur fizikisht edhe me efektivët e policisë. Banorët thonë se atyre u duhet të shkojën deri në Laç, për t’u kthyer më pas drejt zonave të tyre në Kurjë dhe Fushë-Krujë.
“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.
Ka pasur protesta te vazhdueshme të banorëve ne fshatra te ndryshëm për problematika te ndryshme që kjo rruge e devijuar sipas interesit te firmës po shkakton. Janë me qindra biznese në të dy anët nga Thumana deri në Fushë-Krujë të cilët me futjen ne funksion të autostradës së re dalin jashtë funksioni, ku sipas tyre pasi për përfitime personale firma Gener 2 e ka anashkaluar Thumanën e Fushë-Krujën duke bërë një hyrje të kësaj autostrade në Bushnesh ku asaj i leverdis me shumë duke nxjerrë kështu jashtë loje jo vetëm këto biznese, por edhe të gjithë rrethin e Krujës.