Policia përmbys ngjarjen, Edison Elezaj , djali i pronarit të Lajthiza plagosi tre persona me dashje te Savoy Garden, u ndihmua nga Arjan Dushaj dhe Dardan Zalli
Policia ka përmbysur të gjithë ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm me tre të plagosur në Restorant Savoy Garden në Tiranë e raportuar fillimisht si “plagosje padashje”.
Sipas njoftimit të fundit të bluve të Tiranës, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit
“Lajthiza” Hajri Elezaj, akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”, ç’ka do të thotë se arma nuk ka shkrehur vetevëtiu, por këmbëza është tërhequr nga Elezaj duke lënë tre të plagosur.
Pasi qëlloi ndaj tre personave duke i lënë të plagosur, Elezaj ia ka mbthur duke ia lënë armën sipas policisë dy shokëve të tij, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj.
Policia vuri në pranga dy personat, që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj, ndërkohë që u sekuestruar dhe arma e krimit.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:
– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë. /korrieri