EKSKLUZIVE/ A u vra Olsi Ibro ? Nisin verifikimet për ngjarjen e MISTERSHME
Përmban mjaft mister vdekja e Olsi Ibros, njërit orej të dyshuarve kryesorë, edhe pse gjithçka ishte nën emrin e bashkëshortes, bashkë me Arben Meskutin.
Momenti i vdekjes dhe rrethanat kanë bërë autoritetet që të verifikojnë edhe mundësinë e vrasjes së tij, nisur nga fakti që Ibro konsiderohej si “kutia e zezë” e skansalit të kredive.
Gazeta Korrieri mëson ekskluzivisht se po kryhen veprime verifikimi edhe mbi mundësinë e vrasjes së Ibros.
Policia raportoi se është vetëhedhur nga pallati dhe ka ndërruar jetë në vend si pasojë e dëmtimeve të marra.
Po ashtu, Policia bëri me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, G.J ka siguruar fotot e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, nga ku u vetëhodh Olsi Ibro, i përfshirë në skandalin e mikrokredive.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.