Një rast i veçantë ka ndodhur në qytetin e Korçës, teksa një 19 vjeçare në muajin e shtatë të shtatzanisë ka kërkuar ndihmën mjekësore.
Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brënda ambulancës.
Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.
Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.