Është zbuluar identiteti i punonjësit të FSHF, i cili ngacmoi seksualisht punonjësen e hotelit në Dordmund ku qëndruan për Euro 2024. Sipas vna.al bëhet fjalë për Orges Tujanin, i cili është ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjithçka ka ndodhur, pasi një punonjëse e shërbimit ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një pjestar i stafit të kombëtaren shqiptare. Pas denoncimit, autoritetet gjermane po kryejnë të gjithë veprimet e duhura ligjore e proceduriale për të trajtuar çështjen.
Por nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të përfaqësueses shqiptare, e duket ka dhënë shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por duket se punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion me punonjësen.
Siç bën të ditur gazeta gjermane BILD, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ka lajmëruar policinë më 23 qershori. E reja u tha komisarëve të policisë në Unna se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.
Sipas Bild, zëdhënësja e prokurorisë që po heton ngjarjen tha se për momentin nuk ka një kërkesë për urdhër arresti nuk është paraqitur.