Gazmend Haxhia, ortak dhe administrator I shoqërisë Landways International”, kompani e cila ishte kontraktuar dy herë për eventin Festa si nga Agjencia SASPAK që drejtohej nga Ilir Beqaj, tashmë në pranga, ashtu dhe nga Ministria e Turizmit, që drejtohet nga Mirela Kumbaro ka patur ndër të tjera dhe rolin e moderatorit të njërit prej paneleve.
Të paktën kështu rezulton në dosjen hetimore të SPAK, ku agjentët e BKH kanë kqyrur faqen e FB me emrin FESTA ku Haxhia flet dhe falenderon ministren Mirela KUmbaro që e konsideron si “arkitekten” e eventit.
“Dua të falenderoj veçanërisht arkitektin e këtij koncepti, FEST-ës, ministren fantastike të turizmit dhe mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro (troket duart në shenjë falenderimi) dhe ekipin fanstatik që i qëndron pas saj. Organizatës Botërore të Turizmit që pranuan të bëjnë dicka fantastike, qeverinë e Shqipërisë dhe patjetër të gjithë pjesëmarrësit këtu. Dhe me këtë doja të falenderoja panelistët, fantastikë sot, sepse ishte realisht punë sfiduese për mua të menaxhoja mënyrën sesi ata do të flisnin. Ishte panel fantastik. Me pëlqyen shumë dhe shpresoj ju të jeni kenaqur dhe gjithashtu edhe një duatrokitje të mirë, falenderimi për ata të gjithë. Ndërkohë shkojmë t’i marrim panelistëve një foto t’gjithë edhe faleminderit zonjës Kumbaro, gjithashtu kalojmë tek pushimi”, thotë ndër të tjera ai.
Kompania e Gazmend Haxhisë ishte përzgjedhur si nga SASPAK ashtu dhe nga Ministria e Kulturës për të organizuar të njëjtin event Festa duke marrë në total afro 500 mijë euro.
Ndërkohë që në dosjen e SPAK thuhet se i vetmi shërbim që kompania e tij ofroi ishte organizimi i një darke në restorant Gzona, ku janë shpenzuar afro 42 mijë euro.
“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me ortak e administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolla.
I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “Albanian food and Hospitality Lab” sh.p.k, njohur si restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekë”, thotë Prokuroria e Posacme.
Pra njeriu që mori paratë bëri dhe moderatorin dhe foli në një panel ku bënte pjesë ministrja Belinda Balluku apo biznesmenë të njohur dhe foli sesi duhej zhvilluar turizmin i qëndrueshëm në Shqipëri.
Gazmend Haxhia u ndalua në Rinas, teksa kthehej nga Gjermania dhe ndodhet nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Nën dyshimet për korrupsion me fondet e SASPAK është nën arrest Ilir Beqaj ish-ministër Shëndetësie dhe Ermal Kurtulaj i besuar i tij. 5 persona të tjerë janë nën masa arresti me burg apo detyrimi për paraqitje.