Kontrolle të rrepta janë ushtruar ditët e fundit në burgun e Koridhalos në Greqi, duke rezultuar me zbulimin e mjaft sendeve të paligjshme.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.
Celular u është gjetur gjatë kontrolleve të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako 27 vjec nga Dropulli, i arrestuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjec, i arrestuar për tentativë vrasje. Një celular është gjetur edhe në qelinë ku ndodhej i paraburgosuri shqiptar Ino Tsakamenu 33 vjec nga Paftali i Beratit.
Sendet e tjera u janë gjetur të paraburgosurve të tjerë nga Greqia e Serbia si dhe në ambiente të përbashkëta. Ndaj të paraburgosurve është ngritur akuzë penale.