Pal Trashaj vrau veten pas kredisë te NOA , e përfshirë edhe BKT , roli i bankës dhe si u çua drejt vdekjes historiani për një borxh që e shleu njëherë
Korrieri ka siguruar dokumentin që ishte dhe “pika e vlimit” në hallin që kishte zënë Pal Trashajn, i cili këtë të martë tentoi të vetëvritej para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK duke pirë fotoksinë.
Në dokumentin e Bankës Kombëtare Tregtare, BKT, kthyer Trashajt dhe në dijeni të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thuhet se BKT ka një rol pasiv sa i përket çështjes që Trashaj ka me përmbaruesit dhe se është e detyruar të zbatojë urdhrat e këtyre të fundit.
DOKUMENTI
DOKUMENTI
Sa i përket bllokimit të llogarive, BKT shprehet se ato do të vijojë të qëndrojnë të bllokuara derisa të vendosë përmbaruesi gjyqësor që ka në dorë çështjen e Trashajt, konktrisht Helidon Xhindi. I gjendur në këtë situatë, ku përmbaruesit i kishin bllokuar gjithçka për një kredi që ai pretendon se e paguar njëherë, 63-vjeçari vendosi sot të vetëvritej para dyerve të SPAK, i cili ka në dorë dhe skandalin e mikrokredive.