Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga forcat e policisë greke.
32-vjeçari është sjellë në Kakavijë, në masa të larta sigurie, nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.
Ai shihet me pranga në duar teksa një moment kërkon që të mos e filmojnë.
32-vjeçari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Haxhiu është autor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.