
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzave akuzohet për përdhunim.
Ndërkohë prokuroria Themelore Publike Prilep ka ngritur hetimet për 36 vjeçarin nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzat e tij të mitura.
Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 brenda në banesë.
Fakte tronditëse zbardhen nga Policia e cila ka ngritur akuza dhe ka vënë nën hetim edhe nënën e 3 vajzave, e cila dyshohet se ka qenë në dijeni dhe nuk ka treguar.
Gjithashtu Prokuoria ka raportuar se vajzat i kanë treguar të ëmës, por ajo është shprehur se është e turpshme të bësh publike diçka të tillë, më tej më 27 qershor njëra nga vajzat e ka denocuar vetë në polici ngjarjen.