U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.
Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin, më pas e ka vrarë ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.