
Deputeti socialist Lavdrim Krashi ka shpërthyer në kritika ndaj administratës shtetërore.
Në seancën dëgjimore me kryenegociatoren e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për negociatat e integrimit, Krashi u shpreh se administrata shtetërore gjendet në një situatë për të ardhur keq.
“Në qoftë se për reformën në drejtësi e shikojmë dritën në fund të tunelit, për sa i përket Administratës Publike nuk ka nevojë të jesh deputet, ministër, kryeministër, apo qytetar i thjeshtë, sepse jemi të gjithë njësoj atje, ta kuptojë që Administrata Publike është në nivele për të ardhur keq.
Administrata në rang kombëtar, por sidomos autoritetet lokale, pra bashkitë, niveli i shërbimeve duke filluar që nga qasja se si i presin njerëzit është për të të ardhur keq.
Ju si kryenegociatore me ekipin tuaj kë keni evidentuar si hallkat më të dobëta, dhe çfarë sfidash keni evidentuar, por edhe çfarë ndihme kërkoni ju nga Parlamenti?
Duhet të jemi shumë të qartë se ndjehet në Parlament se ka negociata me BE-në, por kjo tek qytetarët shumë pak ndjehet një gjë e tillë”, tha ligjvënësi socialist, Lavdrim Krashi.