
Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta, i dalë nga skena politike, u rikthye sot në skenën mediatike me një hakmarrje personale.
Duke qenë se ish-deputeti Kosta ka pasur marrëdhënie të komplikuara me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, vendosi ta sulmonte këtë të fundit pasi dha intervistën te Rai 3.
E ndërsa Ahmetaj tani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Kosta me një shënim në Facebook theksonte se ai e pati paralajmëruar para shumë vitesh kryeministrin Edi Rama se Ahmetaj ishte mashtrues dhe më i paafti në PS. Por sipas Kostës, Rama nuk dëgjoi askënd, dhe në këtë mënyrë, sipas Kostës edhe kryeministri doli i paaftë.
Postimi i Kostes qe me pas u fshi
E ndërsa Vox News raportoi reagimin e Vladimir Kostës, ky i fundit për çudi vendosi ta fshinte postimin.
- Ish-deputeti socialist Lad Kosta: E dija që Ahmetaj ishte një mashtrues dhe i paaftë, njësoj si Rama që e besonte
Ndoshta kritika për Ramën që e cilësonte të paaftë mund të ketë vajtur në veshët e kryeministrit dhe Kosta që kërkon të hyjë sërish në politikë ka kuptuar që ka shkelur në dërrasë të kalbur.
Ose ndoshta mund të ketë marrë ndonjë telefonatë edhe nga Zvicra. Kosta ka pasur marrëdhënie biznesi me Arben Ahmetajn dhe për këtë arsye ka qenë para një viti edhe në SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zvkryeministrin.
Në reagim, Kosta vinte në dukje se nëse do ishte në vend të Ramës, Ahmetajn do e kishte vendosur roje te dera e PS dhe askund tjetër. Pas heqjes së postimit, jemi kuriozë se çfarë do ta vendosë Ramën ish-deputetin Kosta. Ndoshta “shef” të rojeve të dyerve…