21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.
Dyshohet se 21-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.
Mësohet se ajo jetonte e vetme në shtëpi me qira në lagjen e Ali Demit, pranë ish-Tregut Elektrik.
Fqinjët kanë deklaruar se dëgjuan zhurmën e armës, dhe të tronditur se kishte ndodhur diçka, njoftuan menjëherë policinë.
Për hapjen e derës është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Motivet që e shtynë 21-vjeçaren drejt vetëvrasjes mbeten ende të paqarta.