Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Një makinë tip “Ford” ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Për momentin thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se ku është shoferi.
Forcat policore dhe banorët janë bërë bashkë për të gjetur drejtuesin e automjetit.
Mësohet se në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur.
Siç raportohet deri më tani, Fabjol Ibraliu është drejtuesi i makinës e cila përfundoi në oborrin e një shtëpie në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur e ëma e Ibraliut. Duke qarë ajo dëgjohet teksa thotë: Është bërë copë-copë makina…
Ndërsa një tjetër i përgjigjet: Ka ikur!
“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.