Batërdia, Pro Credit Bank mori më qafë mijëra familje, MCA zhvati 500 fishin e vlerës së kredisë
Korrieri ka zbardhur skemën e skandalit të mikrokredive, të faktuar tashmë edhe nga Prokuroria. Në document thuhet qartë se shkresat me logo MCA-ADCA që u dërgohen kredimarrësve nuk mbajnë as emra, dhe për rrjedhojë, nuk dihet as se nga kush janë nënshkruar.
Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, MCA (Micro Credit Albania) ka telefonuar të gjithë debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank dhe Raiffeisen Bank.
Për likuidimin e këtyre kredive te blera, MCA i detyronte kreditorët që të marrin kredi te reja dhe me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve. Por, nuk mbaron me kaq.
Më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Në shkresë evidentohet se totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.
Pjesë nga shkresa
Nga aktet e administruara si dhe nga deklarimet e shtetasve, vërehet se shkresat me logo MCA-ADCA, pretendohet se janë pa emra poshtë, dhe nuk dihen se nga kush janë nënshkruar ato. Skema shtrënguese e kredi marrjes nëpërmjet vjedhjes imponohej për debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank, të cilëve u bllokohej nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, makinat. Për likuidimin e këtyre kredive te blera, nga MCA është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi te reja pranë këtij institucioni Financiare, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Kjo skeme është përdoruar tek kredi marrësit, Eriselda Rista, Tomorr Hidaj, Dhurata Hidaj, Mikel Çypi, Albana Gjuzi, Ahmet Emiljano Methasani, Hysni Trocika, Olsi Zavalani, Agim Bici, Albert Brari, Lindita Menekshi, Besim Seli, Arjan Xhambazi, te cilët rezultojnë te jenë viktima të vjedhjes se pasurisë se tyre. Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.
Dje Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. Bëhet fjalë për: Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro. Në këtë mënyrë është faktuar skema e vjedhjes dhe shantazhimit të qytetarëve përmes mikrokredive, të cilët u janë bllokuar pronat apo llogaritë bankare.
Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.