FOTO/ Nga Arben Meskuti te Aldo Daka e Elda Ibro , mashtruesit që morën me4 qafë mijëra shqiptarë me kreditë
Nëntë masa sigurie caktoi Gjykata e Tiranës për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.
Pesë prej masave janë arrest në burg ndërsa 4 të tjerët në masën arrest në shtëpi. Më poshtë janë emrat dhe fotografitë e të ndaluarve:
Arrest në burg u vendos për:
Aldo Daka – administrator
Albert Gega – administrator
Edmond Mato – administrator
Arben Meskuti – përmbarues gjyqësor
Alban Kote – përmbarues gjyqësore
Arrest në shtëpi u vendos për:
Kejda Seferi – përmbaruese gjyqësore
Elda Ibro – administratore
Jorsida Dervishi – permbauese gjyqësore
Alketa Tanushi – përmbaruese gjyqësore